NGA ANXHELA DEVOLE
Një reagim për të mbrojtur natyrën, e sidomos lumenjtë, vjen nga Xhentiana Muskaj, një aktiviste e cila përmes 40 fotografive sjell shqetësimin e saj si qytetare për ndotjen e lumit Gjanica.

Përveç imazheve dhe videove pasqyruese të realizuara, janë ekspozuar edhe disa kavanozë qelqi me ujë të mbledhur përgjatë 42 km të lumit Gjanica.

Por, nuk mjaftojnë vetëm disa minuta, për t’u ambientuar me erën mbytëse të mbetjeve që ndodhen brenda ujit. Lumi i Gjanicës është lumi me ndotjen më të rëndë në Shqipëri. Si pasojë, Gjanica është e ndotur me mbeturina, me origjinë nafte dhe nënprodukte të saj.

Xhentiana nuk është mjaftuar vetëm me fotografitë dhe instalacionet me ujë të mbledhur. Ajo sjell edhe disa veshje, pasi i ka larë në ujin “vdekjeprurës” të Gjanicës. Çfarë bie në sy janë veshjet e foshnjeve, si për të treguar që janë pikërisht të vegjlit ata që do të vuajnë pasojat e kësaj ndotjeje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb