TURQI-Turqia ka përfunduar ndërtimin e murit të gjatë 764 kilometra prej betonit në kufirin me Sirinë, bëri të ditur një zyrtar turk të shtunën, raporton Anadolu Agency (AA).

TOKI, kompania shtetërore e ndërtimit, ndërtoi murin prej 564 kilometra, ndërsa administratat e provincave kufitare turke ndërtuan 200 kilometra, theksoi për AA një zyrtar i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Ankaraja filloi projektin e ndërtimit të murit prej 826 kilometrave përgjatë kufirit me Sirinë në vitin 2015. Qëllimi i projektit është rritja e sigurisë së kufirit, si dhe përforcimi i luftës kundër trafikimit dhe kalimit ilegal.

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë, në të cilën lufta civile zgjat prej vitit 2011, është i gjatë gjithsej 911 kilometra.

Muri ka përfunduar përgjatë kufirit në provincat Şanlıurfa, Gaziantep, Kilis, Hatay, Mardin dhe Şırnak.

Zyrtari shtoi se në fund janë punimet edhe mbi murin e sigurisë të gjatë 144 kilometra në kufirin me Irakun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: