ITALI

Ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini ka ngritur padi për shpifje ndaj gazetarit investigativ dhe të njohur Roberto Saviano. Sot, Komiteti për Gazetarët ka reaguar, duke thënë se “padia ndaj një gazetari të njohur si Saviano sa minon fjalën e lirë”.

Salvini ka depozituar padi penale për shpifje ndaj Salvianos në muajin korrik 2018, pas një shkrimi të gazetarit në të përditshmen italiane “La Repubblica”.  Padia e një politikani ndaj një gazetari mund të dënohet me gjobë deri në 6 vjet burgim, sipas Kodit Penal të Italisë.

Salvini, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër dhe udhëheqës i partisë së krahut të djathtë, njoftoi më 19 korrik 2018 se “gjykata duhet të provojë nëse ata që thotë Saviano janë apo jo të vërteta”. Në shkrimin e Savianos, thuhet se Mateo Salvini është “ministër i botës së krimit” dhe aludohej se zëvendëskryeministri i Italisë ka lidhje me mafien.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb