Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ditë më parë hodhi akuza të forta për trajnerin e Hamburgut në Gjermani, ndërsa e quajti atë si një person pa vlerë.

Edhe pse me vonesë, sot ka ardhur reagimi i trajnerit të klubit të Gjermanisë, Kristian Tic, i cili ka treguar diplomaci në përgjigje të “sharjes” së Mavrajt.

“Nuk jam i zhgënjyer apo i mërzitur nga deklarata e Mavrajt. Mund ta kuptoj që për një djalë si ai diçka e tillë mund të duket edhe një çështje nderi, por mendoj se ishte fare e drejtë që t’ia shpjegonim sy për sy se nuk kishim më nevojë për shërbimet e tij. Kjo dalje e tij më duket më tepër mediatike. Do kisha preferuar që ato fjalë të m’i kishte thënë me zë”, tha ai.

Futbollisti i Kombëtares ka një karrierë të pasur, ndërsa pas largimit nga Gjermania, shqiptari ka firmosur në Greqi me ekipin e Arisit të Selanikut.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb