Familjarë të një personi në gjendje të rënduar shëndetësore kanë gjysmë ore para infektivit në QSUT duke debatuar me personelin dhe përmes telefonit me urgjencën kombëtare ku kërkojnë shtrimin urgjent të familjarit të tyre pa ndihet shumë keq me simptoma të dyshuara COVID-19.

Familjarët thonë se personi ka qene i shtruar në spital privat dhe se mjekët atje kanë rekomanduar të çohet me urgjencë në karantinë pasi ka shenja të dukshme të koronavirusit. Mësohet se ajo është 51 vjece  dhe sapo ishte kthyer nga Italia.

Ndërkohë e sëmura po mbahet në një automjet të parkuar pranë infektivit, para onkologjikut. Me herët ka ardhur në infektiv rasti i tretë i dyshuar me COVID-19.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb