TIRANE

Kur je një personazh publik shpesh përballesh me komente të shumta në media të cilat janë si pozitive ashtu dhe negative. Ronela Hajati është një nga këngëtaret shqiptare, që ka ndërtuar një karrierë disa vjeçare në muzikë por së fundmi ajo është përballur me një koment jo fort të këndshëm.

Untitled 22
Untitled 22

Gjatë lojës që Çani realizon të premteve në program, “Mix blind test” është vendosur kënga e Ronelës “Vuj”, një hit i Këngës Magjike. Çani menjëherë ka reaguar duke thënë:

“Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson, kjo këngëtare është kot fare bo, bo, bo. As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua, nuk e dua jo. Hyn në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë”- ka thënë ai gjatë emisionit.

Pas kësaj deklarate të Çanit, Ronela ka reguar përmes një postimi në Instastory ku shkruan: ‘U prehshin në paqe budallallëqet”, duke lënë të nënkuptohet se e ka pikërisht me moderatorin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb