Zëvendëskryetari i LSI Luan Rama me anë të një statusi në “Facebook” ka cituar kryeministrin Edi Rama, i cii përpara disa ditësh citonte disa fjalë në Bibël, ku shprehej se është koha për t’u ftilluar.

Luan Rama shprehet se është koha për t’u ftilluar dhe Edi Rama të japë dorëheqjen nga detyra. Sipas Luan Ramës, Rama duhet ta bëjë këtë për njerëzit, për popullin shqiptar.

  • foto galeri

Postimi i Luan Ramës:

Eshtë koha me u ftillu.

Me u ftillu dhe me u largu.

Për njerëzit…

Nëse je i sinqertë në sa shkruan, hidhe hapin e parë e dëshmoi këtij populli se realisht e ke kuptuar që je në kohën për “me u ftillu”.

Me u ftillu dhe me u largu!…

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb