Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha këtë të shtunë se Italia do të mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën dhe se ngërçi aktual në luftë tregoi se përgjigja perëndimore ndaj pushtimit rus ndaj fqinjit të saj ishte e duhura.

“Unë besoj se Kina dhe India kanë një rol për të luajtur në zgjidhjen e konfliktit. E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është të besojmë se konflikti mund të zgjidhet nëse largohemi nga Ukraina”, tha Meloni pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në margjinat e një konference.

Më tej ajo theksoi se “Zgjedhja për të mbështetur Ukrainën ishte kryesisht një zgjedhje e interesit kombëtar dhe është një zgjedhje që nuk do të ndryshojë”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: