“Presidenti Ilir Meta bëri hapa jo të drejta, dhe si përfaqësues në parlament duhet të ishim sa më objektiv në këtë fushë.” kështu u shpreh deputetja Rudina Hajdari e ftuar në studion e emisionin “Kjo Javë” ndërsa komentoi punën e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës.



‘Komisioni po vijon punën, mos harrojmë që ishte një iniciativë e maxhorancës jo e opozitës, në ato kushte që ishim presidenti bëri hapat e tij që hanin debat. Edhe presidenti nuk e ka njohur atë parlament, deputetët që pranuan mandatin, shumë prej tyre nuk mund të sillen mirë me të. Ato ishin në të drejtën e tyre edhe pas kësaj deputetët janë munduar të jenë sa më racionale. Në kushtet ku jemi sot duhet të mendojmë më thellë sa i përket kushtetueses kështu që më parë duhet të mendojnë për reformën në drejtësië më pas kushtetuesja do vendosë.” u shpreh Hajdari.


Në vijim Hajdari hodhi akuza të ashpra ndaj qeverisë e kryeministrit për të cilin tha se nuk mund të fshihet më pas gishtit apo pas z.Basha.

“Kjo qeveri dhe PS është një nga partitë që janë komplet jashtë realitetit. Janw arrogantë e të paaftë të shohin që Shqipëria po degradon dita ditës, sidomos në aspektin ekonomik.  Rama është në një moment të vështirë, fusha është e hapur dhe ai s’mund të fshihet më pas gishtit.” u shpreh Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb