Partia Demokratike do të mbajë ditën e nesërme protestë kombëtare në Tiranë ku është paralajmëruar se do të ketë bllokime të pesë rrugëve kryesore.
I pyetur në lidhje me atë që pritet të ndodhë nesër, Berisha u shpreh se PD ka qenë e qartë që nuk është për dhunën dhe luftë guerile kundër “narko-regjimit dhe diktaturës”, por ka zgjedhur ta kundërshtojë atë me anë të mosbindjes civile.
“PD do të vijojë me mosbindje civile, strategji tjetër është dhuna e forca, por ne nuk jemi për luftë guerrile.
Sot kemi mbështetje si kurrë më parë por kjo është një rritje e përgjegjësisë sonë”, u shpreh ai.
Sirenat e fitores së PD po ushtojnë. Kërkojnë nga qytetarët opozitarë të meritojnë fitoren me mozbindje civile
Është radha jonë”, tha ai.