Media greke “Protothema” ka shkruar detaje nga arratisja e një shqiptari dhe një siriani nga burgu në Greqi. “Është e rrezikshme të ikësh”, kishte shkruar në një zarf shqiptari 23-vjeçar Albion Xhezairi përpara se të arratisej nga andej së bashku me një sirian 21 vjeç.

Shezairi u arratis të hënën në mbrëmje, por u kap një ditë më vonë në një rrugë kryesore të Athinës. Mirëpo, si ka mundur Shezairi të largohet nga burgu grek? Ai kishte bashkëpunuar ngushtë me sirianin për të ikur prej andej. Të burgosurit në Avlona tregojnë se ata të dy njiheshin dhe siriani punonte si kuzhinier në burg.

  • foto galeri

Duke qenë në këtë “funksion”, siriani kishte vënë re prej kohësh se ku mund të kishte hapësira boshe për t’u arratisur. Ata të dy u takuan të hënën në mbrëmje, pas një plani paraprak për të ikur nga burgu. Ata arritën të thyejnë një derë dhe dolën në oborrin, e mbushur me mbeturina e sende të tjera. Ata prenë një tel në atë që quhet si “zonë e vdekur” e burgut.

Pasi arritën te “gardhi rrethues” ata gjetën një hapësire ku nuk kishte rrjeti teli. Shqiptari dhe siriani hipën sipër dhe dolën prej andej. Media greke nënvizon se me siguri që dy të arratisurit janë ndihmuar nga fakti se siguria nuk ishte maksimale. Shqiptari ishte dënuar për shitje e prodhim lëndësh narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale, dyshohej se ka vrarë një grek 35 vjeç në burgun e Koridhalos, ndërsa është dënuar edhe në Shqipëri për vrasjen e Aleksandër Bardhit. 23-vjeçari shqiptar Albion Xhezairi u arrestua pas arratisjes.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb