Vjehrra e Eleonora Toçit, 24-vjeçares që u mbyt nga bashkëshorti në Itali ka mohuar akuzën e babait të viktimës se ishte ajo shkaktarja e ndarjes mes tyre. Lulzim dhe Eleonora Toci ishin divorcuar disa muaj më parë, por ishin bashkuar sërish dhe e reja kishte shkuar bashkë me të në Itali.
Vjehrra e saj tha në emisionin “Me zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24 se në kohën që nusja jetonte në Shqipëri jetonin të ndarë dhe se bashkë me burrin iu conin ushqime. Ajo thotë se është e lënduar nga ngjarja, madje thotë se djalin e saj dhe mund ta vrasin.
Jeni akuzuar nga zoti Mehmet se je shkaktarja e divorcit? E keqtrajtonit?
Nuk kanë pasur asnjë lidhje me mua. Unë kam qenë në shtëpinë time, kemi qenë të ndarë. Dhe unë kam fëmijë. Vocin tim që e ka bërë këtë punë shkoni vriteni, tjetër gjë nuk kam çfarë të them.
Si ushqehej Eleonora?
Nuk i merrnim ne lekët. Ne i çonim asaj dhe fëmijëve. A ke fëmijë ti? Ai lë pa bukë fëmijët e fëmijëve? Ka qenë në asistencë, ne iu çonim ushqime.
Nuk kishte lidhje me ne ajo fare.
Ju e dinit gjendjen e djalit? Çfarë ju tha mjeku?
Mjeku na tha mos e lini vetë. Para tre muajsh ka bërë një vizitë në Tiranë, u vizitua. Ka ikur me çantën me ilaçe.
Babai: Edhe në Peshkopi ka qenë i shtruar. E kam çuar në urgjencë 2-3 herë.
Nëna: Ai ka kaluar depresion moj zonjë pse nuk e kuptoni. I ka ikur truri. Ai vuante, ishte i sëmurë.
Edhe ata janë të përvëluar dhe unë jam e përvëluar. Edhe vocin tim vriteni ku ta gjeni. Çfarë të them më?! Unë jam e sëmurë.
(BalkanWeb)