Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar sot se i vetmi politikan shqiptar me të cilin nuk do të zhvilloj takime gjatë prezencës së saj si diplomate në Tiranë, është kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi e ka kufizim nga Sekretari i Shtetit të SHBA.
Kim e bëri deklaratën në emisionin “Opinion”, kur u pyet lidhur me takimin që pati me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit dhe zbuloi se kanë biseduar për dy orë porn ë shumë pika nuk kanë rënë dakord.
Blendi Fevziu: Po pse zyrtarët amerikanë kanë përmendur në gjithë këtë raport për 300 milionë dollar vetëm Shqipërinë, Bosnjen, ku të gjithë e dinë ndikimin e Rusisë aty, dhe Madagaskarin, pse Shqipëria?
Ambasadorja Kim: Nuk mund të komentoj për specifikat…
Blendi Fevziu: Vend i vogël, në 300 milionë dollar, të përmendet Shqipëria?
Ambasadorja Kim: Mendoj se është thjesht një ilustrim i rreziqeve reale që kanosen. Por pika kyçe është që duhet të verpojmë. Duhet të veprojmë.
Blendi Fevziu: Po, është me rëndësi. Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka bërë një deklaratë dje që asnjë cent, asnjë dollar nuk ka dalë nga llogaria e Partisë Demokratike në atë drejtim. Në rastin Muzin.
Ambasadorja Kim: Nuk e kam parë…
Blendi Fevziu: Nuk e keni parë
Ambasadorja Kim: Jo, nuk e kam parë deklaratën.
Blendi Fevziu: Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?
Ambasadorja Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetër janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndiokjnë…
Blendi Fevziu: edhe këtu?
Ambasadorja Kim: Kështu mendoj.
Blendi Fevziu: Edhe në media?
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Mund ta ndani me ne?
Ambasadorja Kim: Jo.
Blendi Fevziu: Jo? Por ju i dini
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Edhe në media.
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Faleminderit, le t’i kthehemi vizitës në zyrën e ish-Presidentit Meta, cili ishte qëllimi?
Ambasadorja Kim: Dakord, folëm më herët për rëndësinë e institucioneve demokratike. Për ne, marrëdhëniet institucionale janë shumë të rëndësishme. E di që hera-herës media këtu, por edhe në Amerikë, na pëlqen t’i personalizojmë gjërat, apo jo? Na pëlqen ta lidhim diçka me këtë apo atë person, por…
Blendi Fevziu: Është normale…
Ambasadorja Kim: Normale, po! Por në fakt, për demokracitë dhe për diplomacinë nga Amerika, ka të bëjë me institucionet. Pra, për ne, është normale, është e rëndësishme të kemi kontakte me të gjithë aktorët politikë që janë në Shqipëri sepse ne, e para, duam të sigurohemi që e kuptojmë njëri tjetrin. Së dyti, duam të nxisim njëri tjetrin, mendoj, ta ndihmojmë njëri tjetrin kur ka nevojë ose kur është me vend, që të bazhdojmë ta mbajmë Shqipërinë në rrugën e duhur. Ndaj, do të vazhdoj të takohem me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes, por është kufizim nga Uashingtoni…
Blendi Fevziu: Për Z. Berisha, po…
Ambasadorja Kim: …dhe ky kufizim është që nuk do të takohem me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë.