Në përfundim të ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit mes Belgjikë dhe Francës të fituar nga këta të fundit, portieri i ‘djajve’ Thibo Courtois, nuk i kurseu kritikat ndaj ‘gjelave’ duke nënkuptuar se ata fituan me lojë të pisët.

“Është një skuadër anti-futboll. Sulmuesit e tyre luajtën 30 metra larg zonës tonë. Franca mori kryesimin me një korne dhe nuk bëri asgjë më shumë se sa u mbrojt. Do preferojë të kisha humbur në çerekfinale kundër Brazilit dhe në fund të isha një ekip që luaja futboll.”

Këtyre fjalëve i ka dhënë një përgjigjje në koneferncën e sotme për shtyp në prag të finales kundër Kroacisë Antoine Griezman. Futbolli 26-vjeçar e ka goditur ‘poshtë brezit’ portierin e Belgjikës duke deklaruar:

“Mos ndoshta Courtois mendon se luan si Barcelona te Chelsea? Nuk më intereson se si. Dua yllin e dytë në fanellë. Kaq është e gjitha,”- deklaroi Antoine.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb