Sot është 7 Marsi dita e mësuesit, një ditë ku nderohet kjo figurë e cila ka një ndikim të jashtëzakonshëm në formimin e individëve. Në të gjithë Shqipërinë sot mësuesit vlerësohën në ditën e tyre.


Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” u rrëfye sot një mësuese e cila prej 20 vitesh jep mësim në shkollën ku studioi edhe u rrit. Alma Aga 48 vjeç, mësuesja e dashur e Historisë në gjimnazin e Pezës, së bukur turistike ishte sot në studio.


Alma është nënë e dy fëmijëve dhe prej 20 vitesh jep mësim në këtë gjimnaz. Një mësuese e dashur model për nxënësit dhe kolegët. Në studio ajo ka kujtuar ditën e parë kur hyri në shkollën e Varoshit për të dhënë mësim.


“Dita e parë e mësimit për mu aka qënë në vitin 1991, isha e re në moshë e profesion. Hyra në klasë me mendimin se ado t’ja dilja me nxënësit, a do më kuptonin. Sot ndjehem shuëm mirë dhe besoj që ia kam dalë”,- thotë ajo.

Çelësi i suksesit për një mësues është të dilë të kërkojë falje nxënësit kur kuton që e ka gabim.

E sa për problemet e nxënësve në Pezë, Alma pranon se: “Si të gjitha zonat edhe Peza ka problemet e saj, ka familje me vështirësi ekonomike, kjo haset edhe tek fëmijët e tyre. Ka fëmijë që e bëjnë rrugën në këmbë, me kilometra të tëra në këmbë. Kam nxënës që punojnë deri në 1 të natës, ai nuk e do shkollën ndërsa unë mundohem që ai të vijojë në shkollë, i kam thënë shpeshherë që pa shkollë nuk ke ku të shkosh. Pasojat e punës që bën duken ditën tjetër në shkollë, ata janë të lodhur, nuk japin shumë në mësim”.

Mësuese Alma është emocionuar së tepërmi kur nxënësit dhe kolegët e saj në shkollën e Pezës e vlerësuan si një nga mësueset më të mira të shkollës.

“Është si një prind i dytë”, “Me të ne ndajmë çdo gjë”, “Ajo na kupton, sillet sit ë jetë moshatarja jonë”, thanë nxënësit.

“Është e përkushtuar dhe e mirë, punon me pasion. Komunikimi i ngrohtë dhe miqësor me nxënësit është arma e saj”, “Tërësisht e kompletuar”, “Ka enegji dhe pozitivitet që ia përcjell të gjithëve”, “Është thesari i kësaj shkolle”,- shprehën kolegët.

E përballë këtyre fjlëve, Alma tha se ndjehej tepër e nderuar dhe e emocionuar. “Mua më pëlqen të strukem anash, ti bëj gjërat bukur po pa më parë. Nuk dua të më përmendet emri sepse atë gjë që bëj e bëj me shpirt”.

Surprizës për Almën nuk kish si t’i mungonte edhe një mesazh i bashkëshortit të saj, njëherësh koleg.

“Ka qënë një bashkëshorte e denjë për mua, në lidhje me profesionni ne debatojmë. Në jetë ajo është shumë kërkuese. Unë i uroj jetë sa më të gjatë”, thotë ai.

(BalkanWeb)