TIRANE

Koreografja e njohur Riselda Sejdia, aktualisht pedagoge e kërcimit modern në Univiersitetin e Arteve të Bukura, është një prej personazheve më të spikatur televizivë, që gjithmonë tërheqin vëmendjen jo vetëm për projektet e reja në fushën profesionale, por edhe për detaje të jetës private.

Mjaft aktive në rrjetet sociale nga ku poston foto nga jeta e saj dhe komentohet shumë për luksin që e rrethon. E ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, Rileda ka folur më shumë për jetën në Dubai, shtëpinë e re në një prej zonave më të kushtueshme të vendit luksoz, por edhe për familjen.

E pyetur nga gazetarja se kur keni në planë te bëni një fëmijë të dytë, Riselda është shprehur se: “Kam thënë dhe herë të tjera se ndalesë për këtë ka qenë Brahimi. Ndoshta të tjerët nuk e besojnë, por kjo është e vërteta dhe kjo gjë nuk më ka bërë mbarë më tepër. Ndihet shumë keq kur hapet një muhabet që të vijë një fëmijë tjetër në jetë. Bëhet shumë keq. Edhe pse është rritur, prapë vazhdon me atë lloj konceptimi. Për momentin nuk kemi asnjë plan të këtij lloji në horizont”. Siç duket djali i saj Brahimi është xheloz për një vëlla ose motër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: