“Ejani! Ejani! Ne gjetëm më shumë”, thërrasin fëmijët, duke tërhequr pjesë nga skeleti dhe një kafkë njeriu, teksa gërmojnë mes rrënojave.

Ata gërmojnë rrënojat me duart e tyre. Një djalë i vogël tregon një njollë të errët poshtë një tulle betoni. “Gjak,” thotë ai.

Fëmijët janë mbledhur në katin e parë të një ndërtese të rrënuar në periferinë e Damaskut, Tadamon, ku rrobat me njolla gjaku dekompozohen në dysheme dhe tymi ka nxirë tavanin.

“Atje janë qëlluar njerëzit”, thotë një adoleshent, duke treguar me gisht rrugën. “Ky është vendi ku ata dogjën trupat e tyre”, vijon ai.

Dikur një bastion i rebelëve, Tadamon u shkatërrua pothuajse plotësisht gjatë 13 viteve të luftës civile. Ai u kthye në një fushë vrasjesh, ku civilët u masakruan sistematikisht nga milicitë besnike të Bashar al-Asad.

Telemmglpict000406452063 17353982130860 Trans Nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqf0rf Wk3v23h2268p Xkpxc
Telemmglpict000406452063 17353982130860 Trans Nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqf0rf Wk3v23h2268p Xkpxc

Përgjatë asaj që njihet lokalisht si Rruga e Ekzekutimeve, mblidhet një turmë e dëshpëruar dhe e revoltuar. “Ata rrëmbyen njerëz”, thotë një person. “Ata përdhunuan gratë tona”, thotë një tjetër. “Ata torturuan fëmijët, më futën në burg”, rrëfen një tjetër.

Një burrë mban një lak litari të gjakosur të zbuluar mes mbeturinave, ndërsa të tjerë tregojnë për plagët në trupat e tyre të shkaktuara nga plumbat ose torturat.

Abdullah Toma, 58 vjeç, thotë se 14 anëtarë të familjes së tij u vranë, në një seksion 1 km katror të Tadamon që më parë ishte jashtë kufijve të banorëve vendas. “Nëse njerëzit do të silleshin këtu, e dinin se nuk do të ktheheshin më”, thotë ai.

Dy nga motrat e tij dhe gjashtë fëmijët e tyre u nxorën nga rruga pasi njëra u dëgjua duke biseduar me telefon me një të afërm që ishte rebel. Ata nuk u panë më kurrë.

“Regjimi kontrolloi telefonat për të parë se me kë kishe folur. Ata do të vinin edhe në shtëpi për të kontrolluar”, thotë ai. Më vonë, disa të afërm të tjerë që kishin qenë dëshmitarë të rrëmbimit u zhdukën gjithashtu, shton ai.

Tadamon drejtohej nga Forcat e Mbrojtjes Kombëtare (NDF), një milici pro-Asad që terrorizoi banorët me qëllim nënshtrimin e tyre.

Telemmglpict000406452114 17353980438880 Trans Nvbqzqnjv4bqeo I U9apj8ruoebjoahtyx5rhseiwkoo9p9oq Ymek
Telemmglpict000406452114 17353980438880 Trans Nvbqzqnjv4bqeo I U9apj8ruoebjoahtyx5rhseiwkoo9p9oq Ymek

‘Makineria e vdekjes’
Një raport i fundit i Human Rights Watch e përshkroi zonën si një “skenë krimi masiv”, duke u kërkuar autoriteteve tranzitore të Sirisë të sigurojnë zonën për të ruajtur provat për një hetim mjeko-ligjor të krimeve të luftës.

Kjo lagje mendohet të jetë ‘shtëpia’ e një numri të panjohur varresh masive, produkt i një dhune të nivelit industrial – një makinerie vdekjeje e drejtuar nga shteti.

Zhdukjet me forcë dhe ekzekutimet masive ishin tipare të vazhdueshme të 54 viteve të sundimit nën Asad dhe babain e tij Hafez. Varreza masive janë zbuluar tashmë në të gjithë Sirinë, ndërsa të afërmit kërkojnë informacione për më shumë se 150,000 njerëz që “u zhdukën” gjatë luftës civile.

Shumica mendohet se kanë vdekur.

Mouaz Moustafa, kreu i Task Forcës Siriane të Emergjencave, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA, tha se autoritetet e reja ishin ende në fazat më të hershme të çdo reagimi mbarëkombëtar.

“Ne kemi biseduar me qeverinë e re të Damaskut për hetimin e varrezave masive, degëve të inteligjencës dhe vendeve që kanë dokumentacion që duhet të ruhet dhe dixhitalizohet,” tha ai për The Telegraph.

Telemmglpict000406452092 17353983977430 Trans Nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqf0rf Wk3v23h2268p Xkpxc
Telemmglpict000406452092 17353983977430 Trans Nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqf0rf Wk3v23h2268p Xkpxc

Në vitin 2022, Tadamon u bë emblematik për mizoritë e regjimit brenda dhe jashtë vendit pasi u shfaqën prova tronditëse që tregonin ekzekutimin e civilëve me sy të lidhur. Viktimat u qëlluan nga një distancë e afërt një nga një në buzë të një kanali të madh.

Video të tjera të zbuluara nga studiuesit e Universitetit të Amsterdamit treguan se 288 persona u masakruan në total. Mes tyre ishin shtatë gra dhe 12 fëmijë.

Studiuesit identifikuan autorët si Amjad Youssuf dhe Najib al-Halabi, i cili tashmë është i vdekur. Por vendasit thonë se vitet e fundit zbatuesi më mizor ishte një burrë shtatshkurtër nga Homs rreth të 40-ave i njohur si Mario.

Mario “do të përdhunonte një grua që i pëlqente përpara burrit të saj dhe më pas do t’i vriste të dy”, tha Lamis Aloush, 50 vjeç, duke shtuar se ai gjithashtu “rrihte njerëzit për vdekje në rrugë”. Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.

Banorët e Tadamonit u vranë, torturuan, përdhunuan dhe rrëmbyen deri sa rebelët pushtuan Damaskun.

Trupat u zhvendosën për të fshehur krimet
Ishte e zakonshme të dëgjoje të shtëna armësh gjatë natës, thanë njerëzit, dhe banorët ndjenin erën kur njerëzit e milicisë digjnin trupat. Njerëzit thanë se disa eshtra u zhvendosën nga forcat e regjimit diku tjetër, ndoshta në një përpjekje për të fshehur krimet e tyre.

NDF përdori gjithashtu tunele për të hyrë në mënyrë të fshehtë në zonat civile dhe për të kryer vrasje të tjera – njëra prej tyre ndodhet nën një xhami.

“Isha duke drejtuar makinën tre ditë më parë dhe gjeta një trup”, thotë një burrë, shumë i frikësuar. Ai tregon një fotografi në telefonin e tij të një njeriu të vdekur, ndoshta në fund të të 40-tave.

Pjesë të mëdha të Tadamonit u shkatërruan plotësisht nga luftimet e ashpra në zonë gjatë një rrethimi që zgjati deri në vitin 2018, kur rebelët u evakuuan në veri. Shteti Islamik kishte qenë gjithashtu aktiv në zonë.

Telemmglpict000406452119 17353982681820 Trans Nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqf0rf Wk3v23h2268p Xkpxc
Telemmglpict000406452119 17353982681820 Trans Nvbqzqnjv4bqpvlberwd9egfpztclimqf0rf Wk3v23h2268p Xkpxc

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb