KOSOVE – Në muajin gusht qeveria e Kosovës, i premtoi këngëtares Leonora Jakupi se eshtrat e babit të saj do të ktheheshin në vendlindje. Qazim Jakupi, babai i këngëtares ka rënë dëshmorë gjatë luftës në Kosovë.


Amaneti i babait të Leonorës është realizuar dhe pas 20 vitesh trupi i tij do të prehet në Kosovë. Republika e Kosovës ka pranuar ditën e djeshme nga shteti i Shqipërisë eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët do të rivarrosen nesër në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.


Pranim dorëzimi i trupave u bë dje në pikën kufitare në Vërmicë nën përkujdesjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, ku me nderime shtetërore arkivolet u futën në Republikën e Kosovës.


Familja e këngëtares e ka shoqëruar të gjithë kolonën e automjeteve gjatë gjithë rrugës. Këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndkjesëit e saj në Instagram këtë moment emocionues për të. “Mirë se erdhe në Kosovën e lirë Heroi im”- shkruan këngëtarja mbi foton e autokolonës.

Republika e Kosovës ka pranuar nga shteti i Shqipërisë eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët do të rivarrosen nesër në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Pranim-dorëzimi i trupave u bë sot në pikën kufitare në Vërmicë nën përkujdesjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, ku me nderime shtetërore arkivolet u futën në Republikën e Kosovës.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)