Estonia i ka propozuar Rusisë fqinje që të dy vendet të nisin një hetim të përbashkët për një kanal në lumin Narva për të zgjidhur një mosmarrëveshje kufitare.
Tensionet midis dy vendeve u përshkallëzuan në maj kur Rusia hoqi sinjalistikën rrugore në lumin kufitar brenda natës.
Talini protestoi kundër kësaj lëvizjeje, me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock që akuzoi Rusinë për ”sjellje agresive”.
Moska më vonë justifikoi heqjen e bovave duke pretenduar se Estonia i kishte vendosur shënuesit në territorin rus.
Sipas letrës, të dyja palët me sa duket nuk bien dakord për kanalin e lundrimit dhe rrjedhimisht për rrugën e kufirit të përbashkët përgjatë Narvës.
Estonia propozon një studim të përbashkët të kanalit të lundrimit duke marrë parasysh faktin se rrjedha e një lumi ndryshon me kalimin e kohës dhe se “inspektimi i fundit i shtratit të lumit Narva u krye pothuajse 20 vjet më parë”.