DIBER- “Ethet e pritjes” së rezultatit të zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës në sallën e numërimit të votave në KZAZ 19 në Dibër kanë shtyrë ligjvënësit shqiptarë të pijnë cigare, para syve të publikut. Ndoshta nuk janë shqetësuar, pasi mund të kenë qenë duke numëruar votat edhe inspektorët e shëndetit!



Pavarësisht kësaj News 24 i ka kapur mat teksa konsumojnë duhan brenda KZAZ 19 pak para se të vulosej edhe rezultati i zgjedhjeve në Dibër, të fituara nga mjeku Muharrem Rama, i besuari i ASHE-së që sfidoi profesorin e ekonomisë, të zgjedhur nga e djathta.


Teksa qendrojnë të ulur nëpër stola duke pritur, cigarja ka qënë ngushëllim për shumë prej tyre. Më shumë se për asnjë tjetër pritja dukej e gjatë për kandidatin Muharrem Rama, i cili përvec ligjit, duket se shkel edhe parimin e mjekut.

Grupit të duhanpirësve në ambiente të mbyllura i është bashkuar edhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri. Por nuk bëri më pak as deputeti demokrat, Arben Ristani, duke iu bashkuar zakonit të shumë të tjerëve në atë sallë. Për më shumë mund të shihni videon, nuk kanë shumë dallim nga njeri-tjetri, janë shkelës të ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.
(ma.ar/er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb