Analisti Agim Baçi i ftuar në studion e News24, foli për listat e pritshme për kandidatë në zgjedhjet e 11 majit që do të dorëzohen për pak orë në KQZ.
Duke iu referuar deklaratës së deputetit Petro Koçi i cili shigjetoi emra si Ceno Klosi që hyjnë në listën e sigurt të PS, ndonëse janë në hetim nga SPAK, Baçi tha se kjo lëvizje bëhet për t’i dhënë atij imunitet.
“Ajo që tha Petro Koçi është shumë e rëndësishme. Ai e bëri të qartë se këta nuk duhet të kandidojnë, por duket qartë se po shkojnë në parlament për të marrë imunitet. Në PS, listat i miraton kryetari dhe të tjerë tundin kokën”, tha analisti Agim Baçi.
Ndërsa në krahasim me PS, në listën e PD sipas Baçit, kanë mbetur jashtë emra të rëndësishëm si Dashnor Sula.
“Nëse arsyeja që Sula u la jashtë është fakti se ai mbështetës i SPAK, kjo do të thotë se PD po krijon një grup parlamentar që kanë si qëllim betejën me SPAK, ose të shkrijnë SPAK”, u shpreh analisti Baçi.
(Balkan Web)