Mjeku dhe drejtuesi i Departamentit të shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News 24 ka folur rreth shqetësimin në rritje në lidhje me Ethet e Nilit dhe Lija e Majmunit.
Sipas mjekut Alimehmeti nuk ka vend për panik dhe nuk duhet të shqetësohemi për shkak se këto sëmundje kanë qenë thuajse gjithmonë të pranishme në Ballkan, Europë, rajon por edhe në vendin tonë, sipas Alimehmetit rastet më herët nuk janë raportuar teksa edhe në momentet që flasim shifrat janë të ulëta dhe nuk duhet të alarmohemi.
Më tej Alimehmeti tha se sa i përket vdekjeve, duhet të kenë kujdes personat të cilët kanë sëmundje shoqëruese.
Ilir Alimehmeti:
”Që në fillim ta themi që janë viruse në qarkullim tejet të ulët sa i përket Evropës, ne i njohim shumë mirë dhe nuk ka asgjë të panjohur.
Në Shqipëri për 10-12 vjet nuk janë raportuar rastet që janë konstatuar me Ethet e Nilit, por nuk ka vend për panik sepse kjo transmetohet nga mushkonjat që pickojnë fillimisht zogj të kontaminuar e më pas njerëz.
Prej 1937 kjo ka qenë endemike në Afrikë, ndërsa që prej 1999 ka pasur raste të vazhdueshme në Europë dhe në 2023 Italia, Greqia dhe Serbia kanë raportuar raste.
Ngrohja globale dyshohet që është shkak, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi kjo sëmundje nuk transmetohet.
Pra nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse shifrat janë të ulëta, por gjithçka ka qenë edhe më parë, pra ka pasur raste por thjesht nuk janë raportuar njësoj si tani.
Sa i përket shenjave, ato janë të lehta dhe të përballueshëm”, thotë Alimehmeti.
(BalkanWeb)