Gazetari Osman Stafa në rubrikën “Opinion” në News24 tha se vendimi i Sekretariatit të Etikës që ka dënuar deputetët e PD-së do të ankimohet.
Stafa, referuar burimeve nga opozita, tha se deputetët e PD-së pretendojnë se janë dënuar për shkelje të rregullores, ndërkohë që nuk kanë kryer ato veprime apo kaos, sikundër thuhet në atë vendimin e Sekretariarit.
Gazetari tha se deputetët janë dënuar duke iu referuar disa neneve, sikundër citohet në vendim, ndërkohë që deputetët pretendojnë të kundërtën.
Ndërsa, gazetari Ergys Gjençaj tha se një nga deputetët që u dënua pa qenë pjesë e atyre skenave dhe tensioneve ishte Edi Paloka.
“Ai nuk ishte në seancë në momentin kur nisi tensioni, kur erdhi z. Paloka për disa minuta, kishte përfunduar, madje nuk ka qenë aktiv as në atë skenën me zjarret. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që e dënuan me 10 ditë. Mendoj se kemi dënime jo proporcionale nga Sekretariati i Etikës”, tha Gjençaj.
(BalkanWeb)