Në emisionin “Log.” në News24 ku është diskutuar lidhur me hapjen e xhamisë së Namazgjasë dhe mungesën e drejtuesve të KMSH-së në ceremoninë ku ishin të pranishëm Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministri Edi Rama.
Drejtuesi i emisionit, gazetari Endri Xhafo pyeti dy nga të ftuarit Genti Krujën, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar i Shqipërisë, dhe Ali Zaimin, gazetar dhe pedagog, nëse e ndjejnë ose jo veten gylenistë?
Kruja tha se simpatizon mënyrën se si Gyleni i qaset islamit. “Nuk preferoj këto termat gylenist, erdoganist, apo të tjera si këto. Unë lexoj shumë se simpatizoj mënyrën se si i qaset Gylen në librat e tij islamit”, tha Kruja.
Ndërsa Ali Zaimi u shpreh se nuk ka gjetur ndonjë pasazh në librat e Gylen që të bjerë ndesh me parimet islame apo ndërkombëtare. Ai tha se problemet apo përplasjet e Turqisë nuk duhet të sillen në Shqipëri.