TIRANË

Përmes një konference të përbashkët për mediat në Tiranë me ministrin e Drejtësisë së Austrisë, Josef Moser, ministrja Etilda Gjonaj tha se intensifikimi i luftës kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar do t’u japë shqiptarëve një qeverisje më të denjë.

Ajo tha mes tjerash se Austria ka treguar vendosmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj në anëtarësimin në familjen e madhe të Bashkimit Europian.

“Me reformën në drejtësi e luftën kundër korrupsionit dhe krimit do t’u japin mundësinë qytetarëve për të pasur një qeverisje me të mirë.  Jam e lumtur të dëgjoj nga kolegu im austriak Josef Moser, se Austria do të vijojë të jetë një mbështetëse e fortë për rrugën e Shqipërisë  drejt BE”-tha Gjonaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb