Portieri i Kombëtares, prishtinasi Etrit Berisha, foli sot për ndeshjen miqësore që Shqipëria do të luajë nesër kundër Kosovës. ‘Gardiani’ u shpreh se ndryshe nga ndeshja e dy viteve më parë kuqezinjtë këtë herë do kërkojnë fitoren.

Për atmosferën në përfaqësuese

Të gjithë vijmë me dashuri këtu, për të kontribuar. Edhe pse është fundi i kampionatit, ne të gjithë kemi një ndjenjë të mirë kur vijmë këtu. Secili do të shfrytëzojë mundësinë e tij. Shpresoj të paraqitemi mirë këto 2 ndeshje.

Për sfidën e kaluar me Kosovën

Ndeshjen e kaluar donim të bënim festë sepse vinim nga kualifikimi. Tani jemi në rrethana të tjera. Po përgatitemi për Europianin dhe duam ta shfrytëzojmë si mundësi të mirë përgatitjeje. Kërkojmë fitore.

Për Strakoshën

Flas shpesh me Tomin. Nuk e pashë ndeshjen ndaj Interit sepse isha në udhëtim por pashë se te golat nuk kishte faj. Në futboll ndodh të bëhen gabime, humbja e një ndeshjeje nuk është fundi i botës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb