TIRANE– Shfaqja “Euridita” ka zbritur në një skenë thuajse të pazakontë, jo atë të Teatrit të Metropolit. Kjo shfaqje do të prezantohet për publikun e gjerë në ambientet e ish-Piramidës. Regjisorja Jonida Beqo ka vendosur ta sjellë në një formë krejtësisht ndryshe shfaqjen “Euridita” e cila i takon një autoreje amerikane, Sara Rulh, dhe që është një përshtatje nga antikiteti grek.

Një “Euriditë” moderne, e cila interpretohet nga aktorja Armela Demaj. E ftuar në emision “Chic” me moderatoren Fjodora Fjora në “News24”, ajo rrëfen momente nga shfaqja, dhe detaje për publikun.
Ajo tregon emocionet kur i propozuar këtë rol.

“Ishte përgjegjësi shumë e madhe, sepse është ë përbotshme miti i dashurisë së Orfeut me Euriditën. Të mishërosh këta personazhe është sfidë dhe përgjegjësi shumë e madhe. Është bërë një përshtatje krejtësisht moderne e historisë. Të duket e thjeshtë në pamje të parë, s a në një farë mënyre i trembesh kësaj thjeshtësie. Në një skenë tre minutëshe ti takon nga një ndjenjë në tjetrën, nga dashuria në tragjedi. Shfaqja është me skena të vogla, që e përcjellin të plotë ngjarjen”, rrëfen Armela Demaj.

Në këtë shfaqje nga Sara Ruhl, ritregohet historia klasike e mitit të Orfeut nëpërmjet syve të dashurisë së tij, Euriditës. Të vdesësh kaq e re, në ditën e dasmës, Euriditës i duhet të udhëtojë drejt botës së nëndheshme ku ritakohet me babanë e saj dhe përpëlitet të kujtojë dashurinë e humbur. Me karaktere bashkëkohore, konflikte të vazhdueshme të brendshme, të jashtme dhe estetike vizive që të lënë pa frymë, kjo shfaqje risjell një pamje të re për këtë histori dashurie të pa kohë.

Regjia e shfaqjen mban “firmën” e Jonida Beqos, e cila është gjithashtu kostumografe e shfaqjes.
Interpretojnë në shfaqje: Armela Demaj, Niko Kanxheri, Amri Hasanlliu, Ermir Jonka, Jonida Beqo, Klesta Shero, Edvin Mustafa, Klea Konomi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb