Franca është plotësisht e blinduar në prag të nisjes së Kampionatit Evropian, ku në total 110 mijë forca janë angazhuar për ruajtjen e rendit publik.

77 mijë policë, 13 mijë nga xhandarmëria franceze, 10 mijë forca ushtarake dhe 1 mijë vullnetare.

Në çdo territor të Francës hasen forca të policisë, si pranë kullës Eiffel por edhe në afërsi të 10 stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet.

Sigurisht masat janë më të rrepta dhe qeveria franceze e ka shtyrë deri në fund të Evropianit gjendjen e emergjencës, si pasojë e sulmeve terroriste të nëntorit në Paris që shkaktuan 130 viktima.
Pritet që 2.5 milion spektatorë të jenë të pranishëm në 51 ndeshjet e këtij eventi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: