Italia dhe Suedia po përballen në duelin e parë të ditës në Euro 2016, ndërsa azurrët arritën të gjejnë rrugën e golit në pjesën e dytë. Në minutën e ’88 shenon Eder dhe zhbllokon situatën, duke siguruar kështu vendin e parë në grupin E.

Suksesi kundër Suedisë sjell një gëzim të dyfishtë, pasi në të njëjtën kohë Italia hakmerret edhe për eliminimin në Europianin e vitit 2004.

Mësohet se Conte ka vendosur të ruaj të njëjtin formacion që mposhti Belgjikën, teksa edhe Suedia i beson përbërjes ku udhëheq superylli Zlatan Ibrahimovic.

Formacioni i Italisë: Buffon; Barzagli, Bonuçi, Chiellini; Candreva, Parolo, De Rossi, Giaçherini, Florenzi; Eder, Pellè

Formacioni i Suedisë: Isaksson; Lindelöf, Granqvist, Johansson, Olsson; Larsson, Ekdal, Källström, Forsberg; Guidetti, Ibrahimovic

Pak ditë më parë Suedia barazoi 1-1 me Republikën e Irlandës dhe përballja me Italinë cilësohet si sfida më e vështirë e Grupit E.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: