Turqia është sfida më e rëndësishme për fatin e Shqipërisë në Euro 2020, një sfidë që nuk duhet humbur për të mos zbehur shanset për një kualifikim të mundshëm.

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për dy takimet e radhës, kundër Turqisë dhe Moldavisë.

Bie në sy fakti që Reja nuk ka grumbulluar Mërgim Mavrajn dhe Armando Sadikun, pavarësisht se ky i fundit po kalon një moment të mirë te Malaga. Në një konferencë të gjatë, këtë të diel, trajneri Reja ka sqaruar edhe arsyet pse ka vendosur ta lërë jashtë Mavrajn, si dhe të gjitha suprizat në listën e re.

Për herë të parë, ka siguruar një ftesë Liridon Selahi, ndërsa një ftesë ka siguruar dhe Lorenc Trashi. Ka rikuperuar në kohë dhe Elseid Hysaj, por gjendja e mbrojtësit të Napoli mbetet për t’u vlerësuar.

26492d41 Cb3f 4efd Bb15 6ef7fdcd8c55
26492d41 Cb3f 4efd Bb15 6ef7fdcd8c55

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb