Shqipëria nis zyrtarisht rrugëtimin e sajë në kualifikueset “Euro 2020” ditën e premte në sfidën kundër Turqisë. Pas mrekullisë që dhuruan në europianin e fundit, interesimi për të parë se deri ku mund të shkojnë kuqezitë ka ngjallur interesimin e mediave italiane. “TuttomercatoWeb” ka analizuar grupin H duke e konsideruar të sigurt kualifikimin e Francës ndërsa Shqipërisë i japin pak shpresa duke theksuar se stoli i Panuccit është ndjeshëm në rrezik:

Euro 2020
Euro 2020

Favoritë– Pas triumfit në Kupën e Botës të konkurrosh Francën e Deschamps duket thuajse e pamundur. Në vitet e fundit “gjelat” kanë ditur të zgjedhin talentet e tyre. Finalist në europian, Kampion Bote dhe një ekip i mbushur me yje. Mbappe, Griezmann dhe Giroud formojnë një tredhëmbësh perfek si në aspektin fizik ashtu edhe taktik, më pas në mesfushë kanë lojtarë si Pogba, Matuidi e Kante.

Surprizë– Islanda do të provojë dhe një herë të arrijë atë sukses të pabesueshëm në “Euro 2016”. Një skuadër e fortë fizikisht, pa individë që mund të bëjnë diferencën në aspektin taktik. Shumë i ndryshëm diskutimi për Turqinë. Pësoi rënie në Ligën e Kombeve duke zbritur në kategorinë C. Një ekip që mund të arrijë fitore të madha në shtëpi por transformohet në transfertë. Yjet janë Under, Calhanoglu e Tosun.

Euro 2020 Shqiperia
Euro 2020 Shqiperia

Të tjerat– Shqipëria e Panuccit ra përballë Skocisë dhe Izraelit, aq sa trajneri italian po rrezikon bankinën, mund të shkarkohet nëse rezultatet vijojnë të jenë të lëkundshme. Sakaq përjashtoi Strakoshën sepse humbi avionin. Moldavia dhe Andora mbyllin një grup që e ka tashmë një padron, Francën dhe me shumë gjasa edhe dy ekipe që do të diskutojnë për vendin e dytë e të tretë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb