MALI I ZI

Shorti i hedhur për eliminatoret Euro 2020 në Dublin i ka rezervuar kundërshtarë aspak të lehtë Kombëtares së Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës ka rivalë të fortë në grup si; Anglinë, Bullgarinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Sfida e Malit të Zi përballë Kosovës duket se ka qenë një  përballje e pakëndshme, por shorti natyrisht ka rregullat e veta.

Në një intervistë për “Telegraf.rs”, presidenti i federatës së futbollit në Mal të Zi, Dejan Saviçeviç ka theksuar se kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ta organizuar.

Kosova
Kosova

“Për ne do të jetë shumë e vështirë të organizojmë këtë ndeshje. Mendoj se policia jonë e tregoi më së miri ndaj Serbisë, që është gati për evenimente të mëdha, prandaj ndeshja me Kosovën duhet të shkojë po kaq mirë. E megjithatë tashmë situata është shumë më e komplikuar se ndaj serbëve, pasi ne duhet të jemi në tre krahë të ndryshëm: serbët, malazezët dhe shqiptarët.”, tha  ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb