DUBLIN

Pas hedhjes së shortit për kampionatin europian të futbollit “Euro 2020”, Shqipëria në grupin H do të përballet as më shumë dhe as më pak, por me kampionët në fuqi të botës, Francën, Turqinë dhe Kombëtare të tjera që nuk duhen nënvlerësuar për asnjë moment.

Pas këtij shorti, në lidhje telefonike nga Dublini për “SporNewsPlus” në News 24, kreu i Federatës  Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka folur për shortin e hedhur gjatë ditës së sotme.

Kreu i Federatës shtoi mes tjerash se ndeshjet do të fillojnë të luhen në mars dhe për këtë po mendohet që stadiumi “Arena Kombëtare” të jetë gati,  por nuk dha garanci të plotë nëse kjo do të realizohet plotësisht.

Ai mes tjerash theksoi faktin se shorti i rënë për Kombëtaren e Shqipërisë nuk të jep kënaqësi dhe besim, por  shtoi se kjo nuk pengon Federatën, futbollistët dhe trajnerin për të shpresuar dhe për të marrë më të mirën.

Pjesë nga intervista:

I kënaqur me shortin?

-Shorti short është nuk është se të jep kënaqësi. Gjithë skuadrat të forta janë. Në qoftë se do të kishim Gjermaninë dhe Holandës do të ishte shumë e vështirë. Është një grup ku mund të shpresojmë. Në çdo ndeshje mund të marrim rezultat pozitiv. Është një gjë që duhet ta tentojmë.

Cilat janë objektivat?

-Nëse do të kemi skuadrën në dispozicion dhe të gjithë fajtorët, mund të arrijmë një kualifikim. Janë skuadra shumë të forta. Asgjë nuk do të nënvlerësohet. Ndeshjen e parë do ta luajmë me Turqinë në Shqipëri. Urojmë ta nisim me fitoren.

Çfarë i thatë Panuçit pas shortit?

-Nuk i thashë ndonjë gjë të veçante Panuçit. Të njëjtën gjë që thashë tani i thashë dhe trajnerit. Në ndeshjet e të gjitha grupeve mund të kesh rezultate pozitive dhe negative.

Ndeshjet do vijojnë të luhen në Loro Boriçi, Elbasan apo edhe në Arenën Kombëtare?

-Patjetër që do të luhen edhe në Arenën Kombëtare, ndeshjet fillojnë në muajin Mars. Por megjithatë ende nuk i kemi përcaktuar.

Kalendari dhe grupi i Shqipërisë:

Grupi H

1- Franca

2- Islandë

3- Turqi

4- SHQIPËRIA

5- Moldavia

6- Andora.

DATAT

Ndeshja 1    21–23.03.2019
Ndeshja 2    24–26.03.2019
Ndeshja 3     7–8.06.2019
Ndeshja 4    10–11.06.2019

Ndeshja 5     5–7.09.2019
Ndeshja 6     8–10.09.2019
Ndeshja 7     10–12.10.2019
Ndeshja 8      13–15.10.2019
Ndeshja 9      14–16.11.2019
Ndeshja 10    17–19.11.2019

Nga Liga e Kombeve:

Gjysmëfinale play-off      26–28.03.2020
Finale     29–31.03.2020.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb