Zvicra e ka nisur me fitore fushatën e kualifikimeve EURO 2020, duke mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 0-2 në Grupin D. Pjesa e parë e takimit të zhvilluar në “Dinamo Arena” u mbyll në barazim 0-0.
Në pjesën e dytë miqtë kaluan në epërsi me golin e sulmuesit Steven Zuber, ndërsa Denis Zakaria vulosi fitoren duke shënuar për 0-2 në minutën e 80.
Në këtë takim Granit Xhaka zhvilloi 90 minuta të plotë, ndërsa poashtu edhe Albian Ajeti hyri në pjesën e dytë si zëvendësues. Ndërkohë Xherdan Shaqiri nuk ishte i grumbulluar me skuadrën.