Euro 2024 është tashmë në sprintin final të tij. 4 skuadra të vendosura në pozcicion në garë për të prerë biletën e finales së madhe, që do të luhet mbrëmjen e 14 Korrikut në Berlin.
Po si vijnë këto skuadra deri në këtë fazë të kompeticionit, cilat janë veçoritë e tyre, pikat më të forta dhe ato më pak, ja një prezantim i shkurtër i tyre.

Anglia
Skuadra e Gareth Southgate ishte padyshim skuadra më shumë e kuotuar për të fituar këtë trofe, por njëkohësisht mund të thuhet se është edhe skuadra që ka zhgënjyer më shumë deri tani, sa i përket performancës së shprehur në fushën e lojës. Dy kualifikimet të arritura duke djersitur shumë dhe duke patur aleat “fatin” si ndaj Sllovakisë dhe Zvicrës janë tregues kokëfortë se tek “Tre Luanët” diçka mungon, për ta bërë atë skuadrën që mund të ngrejë lart trofeun.

Lojtari kyç: Jude Bellingam
Lojtari që mund të surprizojë: Cole Palmer

Franca
Edhe skuadra e Deschamps njësoj si Anglia, ka mbërritur deri në gjysmëfinale të Euro 2024 duke mos bindur në lojë. Mbappe i “fikur” dhe mbi gjitha një skuadër që nuk tremb përpara janë tregues të qartë, për shpjeguar aryset e kritikave që nuk kanë rreshtur në drejtim të “gjelave”

Lojtari kyç: Kylian Mbappe
Lojtari që mund të surprizojë: Bradley Barcola

Holanda
Holanda është skuadra më simpatike që vjen në këtë gjysmëfinale, plotë dëshirë për të surprizuar çdokënd që nuk e shikon të mundur që “tulipanët” të fitojnë këtë evropian. Skuadra e Koeman u kualifikua me vështirësi në grupin e saj, si vendi i tretë, pas Austrisë dhe Francës, por në ndryshim nga Anglia dhe Franca në ndeshjet me eleminim direkt, “portokallinjtë” kanë treguar rritje në nivelin e lojës nga ndeshja në ndeshje dhe ndoshta me këtë entuziasëm dhe duke mos patur presionin e skuadrave të tjera, mund të jenë armët plus të armatës së Koeman në këtë fund kampionati

Lojtari kyç:Memphis Depay
Lojtari që mund të surprizojë:Xavi Simons

Spanja
Spanja është skuadra që ka bindur më shumë nga të 4 skuadrat që janë pjesë e fazës gjysmëfinale. Futboll tërheqës, kontroll topi, lojë e shpejtë kryesisht nga krahët, me dyshen Williams dhe Yamal që janë zbulimet më të bukura të këtij evropiani, e bëjnë “La Roja-n” skuadrën pretendente për të fituar trofeun.

Lojtari kyç: Rodri
Lojtari që mund të surprizojë: Yamine Yamal

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb