Polonia dhe Austria u përballën në Berlin, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë, të Grupit D., sfidë e fituar nga austriakët 3-1.
Sfida filloi më mirë për Austrinë, e cila kaloi në avantazh shumë shpejtë, me anë të qendërmbrojtësit Trauner, i cli në minutën e 9-të goditi me kokë saktë në shtyllën e parë, duke mposhtur portierin Szczesny.
Polakët reaguan dhe pas një rrëmuje në zonë, ishte ish sulmuesi i Milanit Piatek, i cili realizoi nga fare pranë portës.

Në pjesën e dytë, sërish ishin austriakët, që u shfaqën fizikisht më mirë dhe shprehën më shumë dëshirë, për gjetur golin e avantazhit.
Avantazh i cili erdhi, në mesin e pjesës së dytë, kur u shënua goli i avantazhit me anë të Baumgatner.
12 minuta më vonë, një gabim i portierit Szczesny, bëri që arbitri turk Meler të drejtonte gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Penallti që u ekzekutua saktë nga ana e sulmuesit të Interit, Marco Arnautoviç, për t’i çuar shifrat në 3-1.

Me këtë fitore Austria ngjitet në kuotën e 3 pikëve dhe do t’i luajë shanset në sfidën e fundit përballë Holandës.
Ndërsa polakët mbeten në vendin e fundit të grupit, pa asnjë pikë, duke qenë kështu pothuajse “jashtë” Euro 2024.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: