Turqia dhe Gjeorgjia janë duke u përballur në Dortmund, në takimin e parë të vlefshëm për Grupin F.
Deri më tani, ka qenë një sfidë mes të barabratësh. Ishin fillimisht turqit që e nisën më shpejtë takimin dhe falë presionit të ushtruar shënuan golin e epërsisë me anë të Muldur, në minutën e 25-të. Pas dy minutash nga goli i parë, turqit realizuan sërish me juventinin Yildiz, por ishte VAR, që anuloi gjithçka për shkak të pozicionit të parregullt.

Gjeorgjanët reaguan menjëherë, duke gjetur barazimin, 7 minuta më pas nga ana e Mikautadze. Edhe në aspektin e lojës, gjeorgjanët vendosën balancën, duke bërë që fraksioni i parë të mbyllet në baraspeshë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: