Për Grupin C, po luhet raundi i dytë, në sfidën mes Sllovenisë dhe Serbisë, në Allianz Arena të Mynihut. Pjesa parë përfundoi pa gola 0-0 me të dyja skuadrat që i patën shanset e tyre për të kaluar në avantazh. Sllovenët ishin superior në kontrollin e topit, madje goditën edhe shtyllën, ndërsa për serbët shansi më i mirë erdhi vetëm në fund të fraksionit të parë, kur ishte sulmuesi Mitroviç që nga fare pranë portës, u hipnotizua nga portieri Oblak, duke humbur momentin më të mirë për të çuar serbët në avantazh.

Sllovenia ka 1 pikë në këtë grup, ndërsa Serbia është në kërkim të pikëve të para në këtë evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: