Spanja sfidon Francën, ndërsa Holanda përballet me Anglinë, këto janë dy gjysmëfinalet e Euro 2024. Kompanitë e basteve tashmë kanë zbuluar edhe çiftin e mundshëm të finales së madhe, duke treguar edhe favoritët.

Sipas asaj që shihet, Angli-Spanjë është finalja më e mundshme, sipas kuotave. Ky çift finalist vlerësohet me koeficientin 3.10

Një takim  Holandë-Spanjë dhe Angli-Francë vlerësohet me 3.50. Një çift më pak i mundshëm për t’u parë në finale është Francë-Holandë.

Gjithsesi, këto janë vlerësimet e kompanive të basteve, futbolli na ka mësuar se jo gjithmonë fitojnë favoritët apo më të mirët!

Çiftet e finales, renditja në bazë të mundësisë dhe favoritëve të kompanive të basteve:

Angli-Spanjë

Holandë-Spanjë

Angli-Francë

Francë-Holandë

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb