Italia do të luajë përballë Zvicrës të shtunën në Olympiastadion të Berlinit. Kjo do të jetë sfida e parë e turnit të 1/8 të finaleve. Padyshim në këtë sfidë nuk do të mungojë edhe prezenca e Presidentit të FIFA-s, italianit Gianni Infantino, i cili në një intervistë për mediat italiane, mes humorit edhe batutave u përgjigj edhe se me kë skuadër do të bëj tifo të shtunën, në Berlin.

“Unë jam president i FIFA-s, por njëkohësisht jam edhe tifoz i futbollit. Në ndeshjen Zvicër-Itali për kë do bëj tifo? Une jam italian, do të vesh fanellën “azzurre”, por do të bëj tifo për ekipin e gjyqtarëve”, theksoi duke buzëqeshur presidenti i FIFA-s, duke lënë të nënkuptuar se do të vijojë të jetë institucional, duke mos zgjedhur të “heq” xhaktën e zyrtarit të institucionit më të rëndësishëm të sportit në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: