90 minuta drejt historisë: Spanja dhe Anglia përballen sonte në kërkim të lavdisë, me “La Roja-n” që kërkon trofeun e 4-ët në histori, ndërsa Anglia të parin për të prishur “mallkimin” e humbjeve në finale. Por krahas “luftës” për titullin e kampionit, luhet edhe për “Këpucën e Artë” të Euro 2024, ose thënë ndryshe golashënuesit më të mirë të evropianit.

Aktualisht në garë për këtë çmim janë: Harry Kane dhe Dani Olmo. Të dy këta futbollistë kanë shënuar deri më tani nga 3 gola. Por në shifrat e po 3 realizmeve ka edhe lojtarë të tjerë. Të shohim nëse pas finales do të jetë dikush mes Olmos dhe Kane, në krye të kësaj liste ose jo. Ja dhe renditja e golashënuesëve deri më tani:

Mikautadze (Gjeorgji) 3
Kane (Angli) 3
Olmo (Spanja) 3
Schranz (Slovakia) 3
Musiala (Gjermania) 3
Gakpo (Holanda) 3
Fabian Ruiz (Spanja) 2
Fullkrug, Wirtz dhe Havertz (Gjermania) 2
Bellingham (Anglia) 2
Marin (Rumani) 2
Demiral (Turqi) 2
Embolo (Zvicër) 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb