Lajme të mira për teknikun Luis de la Fuente, në prag të përballjes së dytë për Grupin B, atë ndaj Italisë, së Luciano Spallettit, që do të luhet të enjten në mbrëmje.
Tekniku i “La Roja-s” do të ketë në dispozicion për sfidën ndaj Italisë, qendërmbrojtësin Laporte, që ka rikuperuar nga dëmtimi, megjithatë flitet se tekniku spanjoll mund ta “kursej” për të mos rrezikuar dhe në këtë mënyrë Laporte mund të luajë ndeshjen e tretë në grup atë kundër Shqipërisë, në 24 Qershor.

Në këtë mënyrë pritet që dyshja e mbrojtjes për sfidën ndaj Italisë të jetë Le Normand dhe Nacho.
Ndëkohë do të jenë të gatshëm për Luis de la Fuenten edhe Rodri dhe Morata.
Spanja dhe Italia kanë nga 3 pikë dhe janë në krye të Grupit B

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: