Spanjolli Fabian Ruiz është mesfushori më i mirë në fazën e grupeve në Euro 2024.  Ish-mesfushori i Napolit ka dëshmuar një lojë thuajse perfekte, udhëhoqi skuadrën në dy fitore të rëndësishme në grup (ndaj Italisë dhe Kroacisë), duke shënuar një gol e duke dhuruar një asist. U la jashtë formacionit në ndeshjen me Shqipërinë, për shkak edhe se Spanja tashmë kishte siguruar kualifikimin në raundin tjetër.

Jamal Musiala ëshë mesfushori i dytë më i vlerësuar në fazën e grupeve për kompeticionin Euro 2024. Personaliteti i tij dhe përvoja kanë bërë që të japë tepër në fushën e lojës. Kevin de Bruyne, që ishte një zhgënjim në Botërorin e Katarit ka bërë paraqitje të mira, duke u bërë lider i Belgjikës, skuadrës që po vuan së tepërmi në kompeticionin europian.

Hjulmand i Danimarkës, Lobotka i Sllovakisë dhe Aebischer vijojnë më tej renditjen, teksa dhanë një kontribut në kualifikimin e përfaqësueseve të tyre në 1/16. Më tej, vijnë Arda Guler i Turqisë dhe Sabitzer i Austrisë, që mbuluan mesfushën e kombëtareve respektive.

20 MESFUSHORËT MË TË MIRË TË FAZËS SË GRUPEVE NË EURO 2024:

7,25 FABIAN RUIZ (Spanja)

6,83 MUSIALA (Gjermania)

6,67 DE BRUYNE (Belgjika)

6,67 HJULMAND (Danimarka)

6,67 LOBOTKA (Sllovakia)

6,67 AEBISCHER (Zvicra)

6,67 ARDA GULER (Turqia)

6,5 SABITZER (Austria)

6,5 HOJBJERG (Danimarka)

6,5 KANTE (Franca)

6,5 KOCHORASHVILI (Gjeorgjia)

6,5 GUNDOGAN (Gjermania)

6,5 KROOS (Gjermania)

6,5 BERNARDO SILVA (Portugalia)

6,5 SOUCEK (Republika Çeke)

6,5 DANI OLMO (Spanja)

6,5 PEDRI (Spanja)

6,5 RODRI (Spanja)

6,5 XHAKA (Zvicra)

6,5 SHAPARENKO (Ukraina)

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb