Anglia do të përballet me Sllovakinë, të djelën e 30 Qershorit, në Gelerkishen për raundin e 16-ave. I gjithë opinioni sportiv ndërkohë është në pritje të ndryshimit të shumëpritur, sa i përket mënyrës së lojës tek “Tre Luanët”, e cila deri tani ka lënë shumë për të dëshiruar.

Gareth Southgate është në qendër të kritikave, me mediat britanke që e kanë vendosur në shënjestrër teknikun, pasi Anglia mbetet ende favoritja e madhe për të fituar evropianin, por performanca e tyre nuk ka bindur dhe ka qenë shumë larg pritshmërive. “Daily Mail”, ka publikuar ditën e sotme edhe një analizë të ish futbollistit të kombëtares angleze dhe Manchester United, Gary Neville, i cili i ka sugjeruar teknikut Southgate të kryejë tre lëvizje në ndeshjen ndaj Sllovakisë.

Sipas Neville, Anglia në këtë sfidë duhet të provojë të luaj me Alexander Arnold, në linjën e djathtë të mbrojtjes dhe Kyle Walker të zhvendoset në të majtë. Në këtë menytë Trippier duhet të mos jetë mes titullarëve. Në mesfushë ai preferon talentin e Manchester United Mainoo, në vend të Gallager, ndërsa në sulm supriza e vërtetë është Cole Palmer, që sipas Gary Neville duhet të luajë në vend të Saka në krahun e djathtë të sulmit.

Në konferencën zyrtare përpara ndeshjes për shtyp, ishte dhe futbollisti i Newcastle United, Gordon. “Ka negativitet pasi njerëzit presin shumë nga ne. Për një gjë jam i sigurt, unë dhe ekipi im jemi një makth për çdo skuadër që kemi përballë”, u shpreh ai, deklaratë kjo që kërkon t’i japë më shumë besim shokëve të skuadrës, në prag të një përballje, që mund të rezultojë deçizive për rrugëtimin e Anglisë në këtë evropian. Sipas “Daily Mail”, tekniku Southgate do t’i ketë të gjithë lojtarët e gatshëm për këtë sfidë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: