Danimarka kaloi në avantazh në minutën e 17-të, në sfidën e parë për grupin C përballë Sllovenisë. A e gjeni dot se kush shënoi për danezët? Christian Eriksen. Po po, e lexuat saktë. Ish mesfushori I interit, që tre vite më parë, në Parken Stadium të Copenhagenit, bëri që e gjithë bota, të “mbante” frymën, të ishte në ankth për jetën e Eriksenit.

Lutjet e gjithë tifozëve, si dhe mrekullia e stafit mjekësor, e rikthyen atë në jetë.
Mesfushori për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale, u detyrua të mos luante më në Serie A dhe ndaj vendosi të zhvendosej sërish në Angli, fillimisht te Brentfort e më pas tek United.

Sot, 3 vite më pas, sërish në ndeshjen e parë të evropianit, Eriksen bëhet protoagonist, këtë rradhë në sajë të klasit të tij, duke realizuar golin e pare për kombëtaren e tij, e cila po udhëheq në pjesën e pare 1-0 përballë Sllovenisë.
Ja përse futbolli mbetet loja më e magjishme në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: