Euro 2024 ka hyrë në një fazë të nxehtë. Tashmë në garë për trofeun kanë mbetur katër skuadra, Holanda, Anglia, Franca dhe Spanja.

Por, si është situata e golave për skuadrat, deri në fazën gjysmëfinale. Gjermania dhe Spanja janë ekipet që kanë shënuar më së shumti gola në këtë kompeticion, nga 11 secila. “Tulipanët” e Koeman mbajnë vendin e 3-të me 9 gola. Anglia ka gjetur 5 herë rrugën e rrjetës, ndërsa francezët janë treguar pragmatist, kanë arritur deri këtu me 3 gola.

Kuqezinjtë e Sylvinhos e mbyllnin aventurën e Europianit me 3 gola, po aq sa ka Italia, Çekia dhe Kroacia. Në fund qëndron Serbia, me vetëm 1 gola.

 

 

122a0418 F607 4857 8332 9d134beea5d7

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb