Për Grupin C, u luaj raundi i dytë, në sfidën mes Sllovenisë dhe Serbisë, në Allianz Arena të Mynihut. Sllovenët morën një fitore tepër të rëndësishme 1-0 përballë serbëve.
Pjesa parë përfundoi pa gola 0-0 me të dyja skuadrat që i patën shanset e tyre për të kaluar në avantazh. Sllovenët ishin superior në kontrollin e topit, madje goditën edhe shtyllën, ndërsa për serbët shansi më i mirë erdhi vetëm në fund të fraksionit të parë, kur ishte sulmuesi Mitroviç që nga fare pranë portës, u hipnotizua nga portieri Oblak, duke humbur momentin më të mirë për të çuar serbët në avantazh.

Në pjesën e dytë, ishte kombëtarja sllovene e cila u tregua pragmatiste, duke shënuar golin e avantazhit , në minutën e 69-të me Karnicnik. Gjithsesi serbët nuk u dorëzuan dhe tentativat e tyre u shpërblyen vetëm në fund të sfidës, kur në kohën shtesë, sulmuesi Joviç, devijoi saktë me kokë, një krosim nga këndi duke i dhënë pikën e parë në këtë evropian.
Me këtë barazim Sllovenia shkon momentalisht në vendin e dytë me 2 pikë, ndërsa Sebia barazon Danimarkën, me 1 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: