Grupi F, ishte edhe grupi i fundit që mbylli ndeshjet e fazës së grupeve në këtë evropian. Tashmë kemi mësuar edhe emrat e 16 skuadrave më të mira të turneut, të cilat do të përballen në fazën me eleminim direkt, me objektivin e vetëm, atë për të qenë mbrëmjen e magjishme të 14 Korrikut në Berlin, atëherë kur do të luhet finalja e madhe.

Ky është edhe kaudri i plotë i fazës së 1/16:
FAZA 1/16
29/06 Zvicër – Itali ora 18:00
29/06 Gjermani – Danimarkë ora 21:00
30/06 Angli –Sllovaki ora 18:00
30/06 Spanjë – Gjeorgji ora 21:00
01/07 Francë – Belgjikë ora 18:00
01/07 Portugali – Slloveni ora 21:00
02/07 Rumani – Holandë ora 18:00
02/07 Austri – Turqi 21:00

Padyshim spikat sfida mes Francës dhe Belgjikës, që absolutisht mund të konsiderohet si përballja me e fortë e kësaj faze. Franca është një nga kandidatet më të forta për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni, por performanca jo e mirë e “gjelave” në ndeshjet në grupe e bënë edhe më të ndërlikuar këtë sfidë aq më tepër kur përballë ka një skuadër si Belgjika, që megjithëse edhe ajo ka treguar luhatje deri tani, mbetet një skuadër me emra të rëndësishëm në përbërje.

Sfidat e tjera duket se në letër e kanë favoritin, kështu nuk duhet të ketë probleme për kalimin më tej për ekipe si Spanja, Gjermania, Portugalia, Anglia dhe Holanda.
Më të balancuara duken dy sfidat e tjera Zvicër-Itali dhe Austri-Turqi.
Zvicra me Italinë është një sfidë e ekuilibruar jo për emrat e skuadrave pasi për atë, Italia është gjithmonë skuadra favorite, por për mënyrën se si janë shprehur këto skuadra deri më tani, me një Itali që ka treguar shumë probleme, ndërkohë Zvicra jo vetëm u kualifikua lehtësisht, por me pak kujdes mund t’i rrëmbente edhe vendin e parë Gjermanisë.

Sfida tjetër mes Austrisë dhe Turqisë, është padyshim sfida që përmban edhe më shumë mistere, pasi Austria ka qenë një nga skuadrat më bindëse deri tani, por nga ana tjetër edhe Turqia ka një skuadër të mirëorganizuar ndaj nuk duhet nënvlerësuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb