EURO 2025 për moshën U-17/ UEFA inspekton terrenet stërvitore & stadiumet shqiptare

18 Tetor, 2024 16:24

Euro U17 Logo Kupa

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Një delegacion i UEFA-s mbërriti në Tiranë këtë javë për të zhvilluar një tjetër vizitë inspektuese në vendin tonë në kuadër të finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17. Tashmë është vendosur që ndeshjet e fazës finale do të luhen në katër stadiumet shqiptare, “Air Albania”, “Elbasan Arena”, “Arena Egnatia” dhe “Niko Dovana”.

Ashtu sikurse në vizitën e parë, ku janë inspektuar terrenet sportive, stadiumet dhe hotelet, edhe në këtë vizitë, delegacioni i UEFFA-s, i shoqëruar me përfaqësues të FSHF-së zhvilloi një tur në qytetet e Durrësit, Tiranës, Rrogozhinës, Elbasanit, Lushnjes, Fushë-Krujës dhe Shkumbinit.

Inspektorët e UEFA-s u ndalën më konkretisht të vizitonin fushat stërvitore ku do të stërviten ekipet finaliste: “Tofik Jashari”, “Sol”, “Redi Maloku”, “Shtëpia e Futbollit” “Selman Stermasi”, “Kompleksi Halili”. “Roza Haxhiu”, aneksi i stadiumit “Roza Haxhiu”, stadiumi i Luzit dhe stadiumi i Shkumbinit. Më tej, delegacioni vizitoi edhe katër stadiumet që do të presin finalet e Europianit U-17: “Air Albania”, “Niko Dovana”, “Elbasan Arena” dhe Arena “Egnatia”.

Grupi i punës së UEFA-s ka sjellë edhe një raport mbi investimet shtesë në infrastrukturën e stadiumeve dhe veçanërisht fushave stërvitore, ku pritet një bashkëpunim i ngushtë mes FSHF-së, pushtetit qendror e atij vendor.

Në fund të muajit tetor UEFA do të sjellë edhe një ekspert të terreneve stërvitore, i cili së bashku me specialistin e fushave të FSHF-së do të vizitojnë sërish këto terrene dhe do të shohin gjendjen e fushave. Më pas, eksperti i UEFA-s do të përgatisë një raport dhe një plan se si të mirëmbahen terrenet stërvitore në mënyrë që të jenë në gjendje sa më perfekte përgjatë turneut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
loading...
©