Franca dhe Spanja do të kërkojnë sonte një biletë për në finalen e Europianit. Specialisti i futbollit, Alban Tafaj në “Euro 24” në News 24, foli për mundësitë e skuadrave.

“Nuk ka shumë diferenca mes skuadrave. Të dyja skuadrat kanë lojtarë të mirë, që luajnë në skuadra të mëdha. Me shpejtësinë teknike që ka Spanja, shtuar këtu edhe shpejtësinë në mendim, është e rrezikshme. Te Franca ka aftësi individuale, si përshembull, Mbappe.

Deschamps apo De La Fuente- Trajnerët në një ndeshje futbolli dallohen nga njëri-tjetri në bazë të zëvendësimeve apo lëvizjet e bëra. Ndaj është trajneri, që të rregullojë problemet gjatë ndeshjet. Të dy kanë vlerat e veta, Deschamps ka më shumë eksperiencë, këtë grup e ka ndjekur” – tha ai.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb